
Kosova ka fituar 2 medalje të bronzta në kupën botërore “Asian Open” në xhudo që po mbahet në Kuwait e cila është garë kualifikuese për Lojëra Olimpike Paris 2024.

Fatjona Kasapi fitoi vendin e 3-të në kategorinë -57 kilogramë, kurse të njëjtin sukses e arriti edhe Debora Gjakova në peshën -63 kilogramë.

Për të 2-ja xhudistet e reja këto ishin medaljet e para në një garë zyrtare në konkurrecën e senioreve, shkruan Klan Kosova.

Garueset kosovare në këtë garë i udhëhoqi trajneri Fatos Tabaku.
