Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot është takuar me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, përcjell InLajmi
Osmani e ka përgëzuar KQZ-në për përgatitjet, derisa ka falënderuar edhe institucionet e sigurisë.
Osmani ka thënë që institucionet e Kosovës kanë treguar se grupet kriminale të dirigjuara nga Serbia nuk mund t’i diktojnë proceset kushtetuese e ligjore.
Ajo deklaroi se shumë qytetarë serbë u kërcënuan dhe u shtantazhuan që të mos marrin pjesë në zgjedhje. /InLajmi/