Sipas Nol Nushit të PSD-së, zyrtarët e emëruar nëpër borde të ndërmarrjeve publike, kryeministri Albin Kurti para opinionit i prezantonte si njerëz të “mbinatyrshëm”.
“Kollaj është me i çepu 20 vjeçar, se po, kanë hupë rrastë. Nëse dojnë me nejt edhe mas dy vjeteve tu thanë “hej, 20 vjet ku jemi kanë”, çdo qeveri në Kosovë ka thanë që u kanë ma e mirë se e kalumja. VV-ja, emërimet që i ka ba Kurti nëpër borde, a e keni ni fjalit që i thotë: këta janë njerëzit më të mençur, më të aftë e më të pakorruptueshëm.”, shtoi Nushi.
Nushi në Politiko në Kanal10 tha se asnjë subjekt politik nuk dallon nga të tjerët kur vie puna për pushtet.
“Ku është dallimi me të tjerët? Nuk besoj në termat e të pakorruptuar, sepse ky me pushtetin e tij, do me pru që këta janë njerëz të mbinatyrshëm.”, tha Nushi në Politiko.
Sipas tij, arrestimi i zyrtarëve të VV-së, bënë që eksponentë të kësaj partie ta quajn sistemin e sigurisë e drejtësisë “të kapur”, gjë që sipas tij, partia e Kurtit për 2 vite qeverisje krenohet me sundim të ligjit, shkruan Gazeta10.
“Nuk tha kurgjo hiç. VV-ja që 2 vjet krenohet që është rritur sundimi i ligjit në Kosovë. Krenohet që kemi bërë përparim në luftën kundër korrupsionit me raporte ndërkombëtare. Kur iu arrestohet dikush i tyne, thonë gjykatat e kapura. Kush është tu e luftu korrupsionin, ky sistem i drejtësisë me këtë polici që e kemi. Apo, janë duke i luftuar vetëm segmentet e çlirume të sistemit të drejtësisë. E, unë se di nëse ka një segment të tillë.’, tha Nushi.