Persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri drejt një personi që ishte në lëvizje me kamionë në Drenas, përcjell InLajmi.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës e cila bëri të ditur se nuk ka të lënduar si pasojë të shtënave më armë të zjarri.
Më tej nga Policia njoftuan se rasti është në hetim e sipër.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me kamionin e tij në lëvizje, persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij me ç’rast i kanë dëmtuar 2 gomat e kamionit dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore. /InLajmi/
