Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur për iftar Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava bashkë me bashkëpuntorë të tij, përcjell InLajmi.
Abdixhiku tha se këto ditë të fundit të muajit të Ramazanit, besimtarët muslimanë luten për agjërim të pranuar dhe të dalin nga ky muaj të pasuruar shpirtërisht.
Le të sherbejnë këto ditë për të dhënë mesazh për më shumë solidaritet, toleranc, tolerancë në vendin tone.
Qytetarët e Kosovës gjithmonë janë shquar për vlera humane, vëllazërore dhe solidariteti, duke u dëshmuar si shoqëri që respekton njëri-tjetrin e ndanë me ata në nevojë prandaj, le të vazhdojmë t’i mbajm këto vlera edhe përtej këtij muaji të shenjtë, thuhet në njoftimin e LDK-së
Njoftimi i plotë i LDK-së:
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur për iftar Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava me bashkëpunëtorë.
Këto ditë të fundit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë luten për agjërim të pranuar dhe të dalin nga ky muaj të pasuruar shpirtërisht.
Le të shërbejnë këto ditë për të dhënë mesazh për më shumë solidaritet, tolerancë dhe paqe në vendin tonë. Qytetarët e Kosovës gjithmonë janë shquar për vlera humane, vëllazërore dhe solidariteti, duke u dëshmuar si shoqëri që respekton njëri-tjetrin e ndanë me ata në nevojë prandaj, le të vazhdojmë t’i mbajmë këto vlera edhe përtej këtij muaji të shenjtë./InLajmi/