Më 15 e 16 prill 1999, në fshatin Sllovi të Lipjanit, forcat serbe vranë dhe masakruan 45 civilë të pafajshëm shqiptarë dhe plagosën shumë të tjerë, përcjell InLajmi
Për këtë masakër këtë të shtunë ka reaguar edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Ajo tha se lufta jonë ishte për liri dhe kundër shfarosjes, teksa Serbia ishte agresore, ndaj kreu krime në gjithë Kosovën.
Njoftimi i plotë i Presidencës së Kosovës:
Presidentja Vjosa Osmani përkujton Masakrën e Sllovisë
Më 15 e 16 prill 1999, në fshatin Sllovi të Lipjanit, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë dhe masakruan 45 civilë të pafajashëm shqiptarë dhe plagosën shumë të tjerë.
Lufta jonë ishte për liri dhe kundër shfarosjes, teksa Serbia ishte agresore, ndaj kreu krime në gjithë Kosovën.
Kjo masakër, sikurse të gjitha të tjerat gjithandej Kosovës janë kujtim i dhimbshëm i përpjekjes sonë për liri dhe dëshmi e egërsisë së regjimit kriminal serb.
Kjo është e vërteta jonë të cilën do ta mbrojmë krahas përpjekjes së vazhdueshme që autorët e krimeve të vihen para drejtësisë. /InLajmi/