Incidenti i ndodhur në veri pak ditë më parë ku dyshohet se një qytetar serb mbeti i plagosur nga një zyrtar policorë i Kosovës, ka zgjuar vëmendjen e opinionit publik, duke hedhur dyshime se a do të mund të mbahen zgjedhjet e 23 prillit në veri në mënyrë paqësore.
Lidhur me këtë komentatori politik, Halil Matoshi ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka krijuar kushte për zgjedhje të lira në veri, duke aluduar se madje ekzekutivi do të tërhiqet nga mbajtja e tyre dhe këtë do ta bëj me marre.
“Por, mendoj që Qeveria e Kosovës nuk ka krijuar kushte për zgjedhje të lira. Zgjedhjet ku në veri me 85% të serbëve, pa serbët nuk janë demokratike. Këtu po ju them se Qeveria ka me u tërheq nga ky vendim ,por se po e bën me marre e jo në mënyrë komode qysh i takon një shteti demokratik”, ka thënë Matoshi më Politiko.
Sa i përketë çështjes së tensioneve në veri, opinionisti Matoshi, ka thënë se Vuçiqi pas marrëveshjes së Ohrit, duhet që nesër takimin me serbët e Kosovës ta shfrytëzoj për të bërë thirrje për paqe.
“Pas marrëveshjes së Ohrit është parë një shtensionim, njerëzit kanë prit se çfarë do të ndodh iu kanë dhënë shans politikës, edhe shqiptarët edhe serbët. Dhe kjo praktikisht e kthen ciklin e dhunës nëse Vuçiqi në takimin që do ta mbajë nesër në Rashkë me Listën Serbe nuk I bind që të sillen në mënyrë paqësore dhe të presin vendimet politike. Sepse politika tash pas marrëveshjes nuk ka qare pa lëviz, në kuptimin jo veç të shtensionimit sepse në marrëveshje thuhet që palët që përdorin dhunë do të dënohen dhe besoj se nuk do të ketë dhunë në masa të madhe.”, ka thënë ai.
Kujtojmë se ditë më parë në veri të vendit, dyshohet se një zyrtarë policorë ka plagosur një qytetar serb. Lidhur me këtë Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar 4 policë që ishin të përfshirë në ngjarje, shkruan Gazeta10.
Nga Policia për këtë rast kanë thënë se gjuajtja me armë në drejtim të qytetarit kishte ndodhur pasi që i njëjti nuk iu kishte bindur urdhrit policorë për t’u ndaluar.