Fisnik Asllani djaloshi kosovar që talentin e tij po e zhvillon në Gjermani si futbollist profesionist këtë javë vjen në një intervistë ekskluzive për Gazetën InLajmi.
Fillimet e karrierës, sfidat e pretendimet Fisniku i ndau për lëxuesit e InLajmit.
InLajmi: Jeni njëri ndër talentët më të mëdhenjë kosovarë sa jeni krenar për këtë?
Fisnik Asllani: Për këtë arritje jam shumë krenar, gjithmonë duke e marrë parasysh edhe ndihmën e prindërve të mi. Kam punuar shumë dhe ende besoj se me punë dhe vullnet arrihet çdo gjë, unë gjithmonë them veç nê qoftë se dua jo a mundëm.
InLajmi: Kush zbuloi talentin tuaj për futboll dhe ku filluat hapat e parë në zhvillimin e talentit tuaj?
Fisnik Asllani: Talentin tim e zbuloi babai im se si i vogël gjithmonë kam luajtur dhe e kam dashur shumë futbollin. Me futboll kam filluar të mirrem kur isha 6 vjeç . Në vitin 2008 kam luajtur tek BFC Dinamo, ekip ky që kam qëndruar deri në vitin 2016, pastaj kam vazhduar tek Union Berlin deri në vitin 2020. Pra nga viti 2022 e deri në keto momente jam pjesë e klubit TSG Hoffenheim
InLajmi: Tani luani si sulmues në klubin e Bundesligës 1899 Hoffenheim, si ishte debutimi i juaj i parë, si pjesë e këtij ekipi kishit emocione, ndiheshit krenar dhe a ishit të vetëdijshëm për rolin dhe përgjegjësinë që keni marrë mbi supe?
Fisnik Asllani: Po luaj si sulmues e debutimi i parë me këtë ekip ishte një ndjenjë shumë e mirë me shumë emocione. Isha shumë krenar sepse ishte një ëndërr e imja e bërë realitet Gjithsesi se isha i vetëdijshëm me përgjegjësit që mora dhe e falënderoi trenerin Sebastian Homes që më besoi këtë rol.
InLajmi: Sa është e vështirë që karrieren tuaj ta zhvilloni në Gjermani?
Fisnik Asllani: Karriera ime nuk ishte e vështirë se unë këtu jam lindur këtu jam rritur, shkolluar kam punuar me vullnet dhe kam pasur përkrahje maksimale e besoj se çdo njeri nëse ka vullnetin e dëshirën e madhe do të arrijë çdo gjë pa marr parasysh se çfarë duan futboll apo çfardo qoftë.
InLajmi: Kush ishte përkrahësi juaj më i madh gjatë këtij rrugëtimi? Përkrahësi më i madh i këtij rrugëtimi ishte babi dhe familja ime.
InLajmi: Në vitin 2019 ju ishit pjesë e skuadrës Kosova U17 në kualifikimet për Kampionatin Evropian U17 dhe debutuat në ndeshjen kundër Ukrainës, çfarë ndjesie ishte meqë përfaqësoje Kosovën?
Fisnik Asllani: Po, isha pjesë e FFK-së, kam luajtur 5 lojë U-17, ishte kënaqësi dhe krenari shumë e veçantë që ta përfaqësoj vendlindjen e prindërve.
InLajmi: Nëse do ju ftonin të ishit pjesë e ekipit të parë në Kombëtaren e Gjermanisë por do ju ftonte edhe Kombëtarja e Kosovës, cilën do ta zgjidhnit?
Fisnik Asllani: Ne jemi në bisedime me FFK-në e shohim jam lëmë kohës
InLajmi: Ku synoni të arrini si futbollist profesional?
Fisnik Asllani: Synimi im si futbollist profesionist është që ti arrijë majat e futbollit, por së pari ta kem shëndetin. Futbolli është pjesë e jetës sime, unë po bëj më të mirën dhe shpresoj që një ditë të luaj në nivel kombëtaresh. Libona Gegaj /InLajmi/