Ekipi i kuratorëve që do të përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Arkitekturës në Venedik, Poliksen Qorri – Dragaj dhe Hamdi Qorri, po ashtu komisionerja e MKRS për këtë bienale, Dafina Morina, u pritën në takim nga Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, përcjell InLajmi.
Nga Ministria u bë e ditur se në këtë takim u bisedua rreth fazës përfundimtare të përgatitjeve për “RKS2 Transcendent Locality”, projekt që brenda konceptit gërsheton edhe artin.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit:
Kosova gati për Bienalen e Arkitekturës në Venedik 🇽🇰👏
Ekipi i kuratorëve që do të përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Arkitekturës në Venedik, Poliksen Qorri – Dragaj dhe Hamdi Qorri, po ashtu komisionerja e e MKRS për këtë bienale, Dafina Morina, u pritën sot në takim nga Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.
U bisedua rreth fazës përfundimtare të përgatitjeve për “RKS2 Transcendent Locality”, projekt që brenda konceptit gërsheton edhe artin.
Ju urojmë suksese në këtë angazhim të rëndësishëm që shkon përtej arkitekturës. Duke e ditur rëndësinë e ngjarjeve të tilla, synim kemi përfaqësimin dhe promovimin e dinjitetshëm të vendit dhe vlerave tona. /InLajmi/