Paraqitjen e Jakup Krasniqit para trupit gjykues në Hagë e ka komentuar ish-eprorja e UÇK-së, Aida Dërguti, përcjell InLajmi.
Dërguti deklaroi se Krasniqi angazhimin politik e ka paguar si i ri në burgjet e ish Jugosllavisë dhe tani karrierën po e përmbyll në një proces tjetër politik në Hagë.
Postimi i plotë i tij:
Baci Jakup, njeriu i urtë e idealist, i cili angazhimin politik e paguajti si i ri me burgje në ish Jugosllavi, pas gjithë atij kontributi të jashtëzakonshëm me dekada, karrierën po e përmbyll në një proces tjetër politik, sërish duke qëndruar i burgosur në Hagë. Poshtëruese dhe e dhimbshme!
Dalsh faqebardhë sa më shpejt!
#LiriaKaEmërUÇK /InLajmi/