Ka filluar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, të cilët po gjykohen për krime të luftës, raporton InLajmi.
Në seancë fillimisht u lexuan aktakuzat me të cilat ngarkohen ish-krerët e UÇK-së.
Ndërkohë, u kërkua deklarimi i të akuzuarve, ndërsa Hashim Thaçi u shpreh se është plotësisht i pafajshëm.
“E kuptoj aktakuzën e ndryshuar dhe jam plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Thaçi.
Ish-kreu i UÇK-së tha se e konfirmon deklarimin e tij të parë se është i pafajshëm.
Ndryshe, jashtë ndërtesës së Gjykatës Speciale në Hagë po mbahet protestë nga mërgata kundër veprimeve të Dhomave të Specializuara. /InLajmi/
