I pari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ka reaguar ndaj gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë përcjell InLajmi.
Lladrovci tha se kjo gjykatë po akuzon çlirimtarin e jo kriminelët që e vranë qytetarin duarthatë nga fotografia e publikuar si “dëshmi”.
Më tej ai tha se Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale ishte regjimi gjenocidal i Serbisë.
Postimi i plotë i tij:
Kur Gjykata e Hagës risjell kujtimet e trishtueshme, më 3 prill 2023.
Më 3 prill 1999, është vrarë Fehmi Bajraktari nga fshati Kishnarekë që shihet në pamjet ku flet Jakup Krasniqi (në krahun e tij të majtë), me rastin e shënimit të festës së 28 nëntorit të vitit 1998 në fshatin Divjakë.
Paradoksi i kësaj Prokurorie është se po akuzon çlirimtarin e jo kriminelët që e vranë qytetarin duarthatë nga fotografia e publikuar si “dëshmi”.
Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale ishte regjimi gjenocidal i Serbisë, për gati 100 vjet, jo çlirimtarët!
Drejtësi për çlirimtarët! /InLajmi/