Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxha, ka thënë se të gjithë ish-krerët e UÇK-së janë heronj të luftës dhe të paqes, raporton InLajmi.
Hoxha e ka cilësuar gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së si të dhimbshëm dhe të padrejtë.
“Sot është një ditë plot dhimbje për shqiptarët kudo që janë, meqë filloi procesi në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së, të gjithë këta bartës institucionesh kanë qenë të zgjidhur nga qytetarët”.
Ai është shprehur i bindur që ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm.
“Është një fazë plotë dhimbje dhe plotë e padrejtësi dhe me këtë rast do të mbyllet në favor të tyre. Të gjithë krerët e UÇK janë heronjtë e luftës dhe paqes dhe dje e kishim një marsh me një prani të madhe të qytetarëve”, tha Hoxhaj.
Sipas Hoxhës, historia e Kosovës është shkruar në shtator të vitit 1999 dhe e njëjta nuk mund të rishkruhet në vitin 2023.
“Për mendimin tim historia e Kosovës është shkruar deri në shtator të vitit 1999 dhe e njëjta nuk mund të shkruhej më 2023”. /InLajmi/