• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 30 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Sociale Intervista

Cilat ushqime apo pije dëmtojnë më së shumti dhëmbët, ju tregon dentisti Blerim Tafilaj

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
2 April 2023
në Intervista
0 0
0
Cilat ushqime apo pije dëmtojnë më së shumti dhëmbët, ju tregon dentisti Blerim Tafilaj
0
SHPERNDARJE
394
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kujdesi ndaj dhëmbëve duhet bërë që në moshë të vogël, këtë e këshillojnë të gjithë dentistët, por me hollësi dhe në detaje në një intervistë për InLajmin e tregon edhe dentisti Blerim Tafilaj, i cili sqaron se si duhet bërë kujdesi ndaj dhëmbëve, çfarë duhet konsumuar e çfarë jo, kur duhet bërë kontrollat rutinore, në çfarë moshe kanë efekt briketat dhe si duhet mirëmbajtur higjiena orale përgjithësisht.

InLajmi: Cilat janë sëmundjet më të shpeshta të dhëmbëve, prej të cilave ankohen shumica e njerëzve?

Blerim Tafilaj: Sëmundjet më të shpeshta të dhëmbëve apo ndryshe siç i quajmë ne “patologjitë më të shpeshta të dhëmbëve” janë: kariesi i dhëmbëve dhe parodontoza. Kariesi është sëmundja kryesore e dhëmbëve apo ndryshe prishja e dhëmbëve. Klasifikohet varësisht nga ecuria kohore dhe ndahet në karies akut dhe karies kronik. Sipas lokalizimit, ndahet në karies sipërfaqësor dhe karies media apo i mesëm, si dhe karies profunda apo i thellë.

Parodotnoza është sëmundje degjenerative e mishrave të dhëmbëve së bashku me aparatin mbështetës të dhëmbëve, duke përfshirë edhe indin kockor të nofullave.

InLajmi: Çfarë duhet të bëjmë që të kemi dhëmbë të shëndetshëm?

Blerim Tafilaj: Që të kemi dhëmbë sa më të shëndetshëm, hapi i parë është higjiena orale e fëmijës prej momentit të daljes së dhëmbëve të qumështit, kjo normalisht i këshillohet prindërve që të jenë më vigjilentë sa i përket higjienës orale te fëmija.

Ndërrimi i dhëmbëve të qumështit fillon nga mosha 6-vjeçare, ku zakonisht fillon dalja e dhëmballës së parë të përhershme apo siç e e quajmë ne i 6-ti. Prindërit duhet të kenë kujdes me këtë dhëmballë, pasi shpesh nuk kanë informacione dhe e përziejnë këtë dhëmbë të përhershëm si dhëmbë të qumështit, prandaj këshillohet që prindërit t’i dërgojnë sa më shpesh fëmijët e tyre për kontrolla rutinore te stomatologu sepse vetëm kështu mund të parandalohen sëmundjet e dhëmbëve.

Ndërrimi i brushës çdo 3 muaj së paku, pastrimi i rregullt i dhëmbëve së paku 2 herë në ditë pas ushqimit dhe teknika vertikale e pastrimit me brushë janë faktorë të rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të dhëmbëve.

InLajmi: Cilat ushqime/pije dëmtojnë më së shumti dhëmbët?

Blerim Tafilaj: Normalisht për zhvillimin normal të njeriut nevojitet energji, të cilën e marrim përmes ushqimit. Faktor kyç dhe shumë i rëndësishëm në parandalimin e shfaqjes së kariesit është higjiena orale. Ushqimet dhe pijet ndikojnë gjithsesi në prishjen e dhëmbëve.

Prej ushqimeve dhe pijeve që shkaktojnë prishjen e dhëmbëve janë të gjitha ato të cilat përmbajnë sheqerna dhe përmbajtje acidike.

InLajmi: Cila është mosha ideale për të mbajtur briketa, a kanë efekt në çdo moshë?

Blerim Tafilaj: Vendosja e aparatit ortodontik fiks apo briketave bëhet zakonisht në momentin që dyshojmë për anomali apo malformacione kongjenitale. Koha për vendosje të briketave është nga mosha 13-vjeçare deri në 18-vjeçare, kur dhe përfundon rritja dhe zhvillimi i fëmijës, por edhe pas moshës 18-vjeçare përdoren briketat, mirëpo periudha e mjekimit është më afatgjate.

InLajmi: Nga se shkaktohen gurëzat e dhëmbëve dhe sa shpesh duhet të pastrohen?

Blerim Tafilaj: Konkrementet apo gurët në dhëmbë krijohen nga shumë faktorë, duke përfshirë mungesën e higjienës orale, që është edhe faktori kyç në këtë drejtim. Shkaktohen në ato raste, kur pacienti heziton të pastrojë dhëmbët rregullisht, atëherë fillon krijimi i shtresave të buta në sipërfaqe të dhëmbëve, që në fillim quhet “materia alba” pastaj pllaku dental ndërsa më vonë depozitimi masiv i shtresave te buta.

Faktorë të tjerë janë përbërja, cilësia dhe viskoziteti i pështymës së pacientit. Pastrimi i dhëmbëve tek dentisti dhe largimi i gurëve duhet të bëhet çdo 6 muaj.

InLajmi: Sa të rrezikshme janë infeksionet e dhëmbëve dhe të gojës?

Blerim Tafilaj: Si çdo infeksion në organizmin e njeriut ashtu dhe infeksionet orale në tërësi paraqesin problem dhe më vonë edhe rrezikshmëri në shëndetin e përgjithshëm të pacientëve, duke përfshirë infeksione të sinusit kavernoz që lokalizohet në tru, perikarditin, pneomoninë apo pezmatimin e mushkërive, glomerulonefritin apo inflamacionin e veshkave etj.

InLajmi: Çfarë rekomandohet më së shumti për zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë?

Blerim Tafilaj: Humbja e dhëmbit në përgjithësi është një dukuri jo e mirë, si për nga funksioni estetik ashtu edhe nga ai funsional që është më i rëndësishmi.

Zëvendësimi i dhëmbit që mungon mund të bëhet në disa forma, duke filluar prej më klasikes deri te metodat më të avancuara, si p.sh. vendosja e një proteze parciale, pastaj metoda që përdoret akoma është vendosja e urës nga punime të ndryshme protetikore, metal porcelan, zirkon e të tjera, që në një rast nëse mungon një dhëmbë duhet “të sakrifikohen” 2 dhëmbë fqinj për ta zëvendësuar me anë të urës apo punimit fiks protetikor.

Metoda ma avancuar e kohës së sotme është zëvendësimi i dhëmbit me anë të vendosjes së implantit dentar, pasi në këtë rast zevëndësohet vetëm dhëmbi që mungon.

InLajmi: Për fund, na thoni sa neglizhohet shëndeti oral te shumica e njerëzve, a keni pasur raste kur gjendja e dhëmbëve te pacientët ka qenë e rënduar?

Blerim Tafilaj: Në përgjithësi, higjiena orale dhe shëndeti oral në Kosovë neglizhohet në shumicën e rasteve, e kjo ndodh më shpesh në provincat e Kosovës. Në këto raste duhet një mobilizim i përgjithshëm i institucioneve përgjegjëse në vetëdijësimin e popullatës në lidhje me higjienen orale, si p.sh. hapi i parë është që të vendoset një stomatolog në shkolla dhe të bëhen kontrolla rutinore, gjithashtu të jepen këshilla të përgjithshme në lidhje me mirëmbajtjen e higjienes orale.

Ka raste kur prindërit nuk e sjellin fëmijën e tyre tek dentisti deri në moshën 8-vjeçare. Shpeshherë në praktikën tonë të përditshme në klinikë te disa persona hasim në dhëmballën e parë, në të cilën prishja ka shkuar aq shumë, saqë për shkak të dhimbjes duhet të devitalizojmë atë dhëmbë, në të cilën ka ndodhur apeksifikimi apo formimi i plotë i rrënjës së atij dhëmbi.

Për fund, keshilla ime është “Ushqehuni shëndetshëm, pini shëndetshëm, por mbi të gjitha pastroni dhëmbët së paku 2 herë në ditë, diku 3 minuta kohëzgjatja”. Shqipe Vishaj /InLajmi/

Tags: Blerim TafilajDhëmbëtGurëzat e dhëmbëve
Postimi i mëparshëm

Kurti përkujton masakrën në Gjakovë: Krimet e Serbisë nuk zhduken dhe nuk harrohen!

Postimi tjetër

Bledi i drejtohet Kiarës: Je vajzë e mirë por jo lojtare!

Të ngjajshme Postime

Artisti kosovar Bujar Mustafa në mes sfidave dhe planeve të karrierës
Intervista

Artisti kosovar Bujar Mustafa në mes sfidave dhe planeve të karrierës

23 July 2023
Nga ideja deri tek mesazhi, Xhezide Selimi flet pas realizimit të 6 mini-biblotekave në vend
Intervista

Nga ideja deri tek mesazhi, Xhezide Selimi flet pas realizimit të 6 mini-biblotekave në vend

17 July 2023
Edi Kastrati në mes dëshirës dhe sfidave të aktrimit
Intervista

Edi Kastrati në mes dëshirës dhe sfidave të aktrimit

26 June 2023
Nga mjekësia në politikë, cilat janë synimet e Donjet Bislimit?
Intervista

Nga mjekësia në politikë, cilat janë synimet e Donjet Bislimit?

11 June 2023
Edi Furra dhe karriera e tij muzikore ndër vite
Intervista

Edi Furra dhe karriera e tij muzikore ndër vite

5 June 2023
Sa i rrezikshëm është rrezatimi dhe si duhet të mbrohemi gjatë ekzaminimit, tregon radiologu Gjikolli
Intervista

Sa i rrezikshëm është rrezatimi dhe si duhet të mbrohemi gjatë ekzaminimit, tregon radiologu Gjikolli

5 June 2023
Postimi tjetër
Bledi i drejtohet Kiarës: Je vajzë e mirë por jo lojtare!

Bledi i drejtohet Kiarës: Je vajzë e mirë por jo lojtare!

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 30 korrik ndër vite?

30 July 2025
Mënyra e shpejtë e përgatitjes së Sallatës Shef

Mënyra e shpejtë e përgatitjes së Sallatës Shef

30 July 2025
Mot me diell dhe vranësira në Kosovë

Mot relativisht të nxehtë, me vranësira të shpeshta

30 July 2025
Marrëdhënia më e lumtur e jetës tënde do të jetë me një burrë që shfaq këto sjellje

Marrëdhënia më e lumtur e jetës tënde do të jetë me një burrë që shfaq këto sjellje

30 July 2025
“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike” – Ambasadori francez reagon në lidhje me kërkimin e sotëm në Ujman

“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike” – Ambasadori francez reagon në lidhje me kërkimin e sotëm në Ujman

29 July 2025
Burrë e grua humbën jetën tragjikisht në Bjeshkët e Junikut, Policia jep detaje

Theret me thikë një person në Lipjan, policia jep detaje

29 July 2025
Nesër në Prizren , fillon festa e librit

Nesër në Prizren , fillon festa e librit

29 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu