• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 17 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Pa njohje dhe pa lobim në organizata ndërkombëtare, opozita: MPJ ka prodhuar vetëm skandale

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
31 March 2023
në KRYESORE
0 0
0
Pa njohje dhe pa lobim në organizata ndërkombëtare, opozita: MPJ ka prodhuar vetëm skandale
0
SHPERNDARJE
50
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Që nga viti 2008, kur Kosova e shpalli pavarësinë, atë e kanë njohur 117 shtete në total, por viteve të fundit vendi ynë ka arritur të sigurojë vetëm 5 njohje, çka edhe ka nxitur reagime nga politikanë e analistë për mungesë të lobimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, shkruan InLajmi.

Puna e Ministrisë së Jashtme në aspektin e lobimit si duket ka “stagnuar”, e këtë e tregon më së miri lista e mangët e shteteve të cilat e kanë njohur Kosovën viteve të fundit, por jo vetëm. Edhe Serbia si një indikator direkt ka ndikuar dhe vazhdon të ndikojë në pezullimin e njohjeve të Kosovës.

Partitë opozitare vazhdimisht kanë ngritur zërin për “diplomacinë e brishtë” të Qeverisë Kurti, e cila nuk ka bërë asnjë përparim për 2 vjet në aspektin e lobimit për njohje dhe anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, në një deklaratë për InLajmin, thotë se Ministria e Punëve të Jashtme ka prodhuar vetëm skandale dhe asnjë sukses, duke shtuar se anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare nuk është afruar aspak nga kjo qeverisje.

“Siç edhe po dëshmohet në të gjitha sferat e tjera të qeverisjes, edhe MPJ nuk ka prodhuar ndonjë sukses për t’u përmendur, por skandale, të cilat kanë lënë shenjë të keqe tek çdo qytetarë. Ministrja Gërvalla periodikisht ka prodhuar skandale në shkrimet e saja, në punësimet në ministri dhe sot ka aktakuzë për mosdeklarim të pasurisë fenomen ky që i ka ndjekur edhe disa të tjerë të stafit të saj”, tha Kuçi për InLajmin.

Kuçi konsideron se anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare është i varur nga dialogu Kosovë-Serbi ndërsa thekson se edhe me marrëveshjen e Ohrit, Kosova nuk ka marrë ndonjë garanci që do të bëhet pjesë e ndonjë organizate, përveç Këshillit të Evropës.

Për më tepër, ajo thotë se përfaqësues nga Qeveria e Kosovës kanë pasur qasje të gabuar sa i përket luftës në Ukrainë, e kjo sipas saj, ka ndikuar që Kosova të largohet edhe më shumë nga prespektiva e anëtarësimit.

“Anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare, siç është dëshmuar disa herë nga vendimet e atyre organizatave dhe diplomatët e emisarët të emëruar për çështjen e Kosovës, është i varur kryekëput nga dialogu Kosovë-Serbi. Tani, me marrëveshjen e dakorduar në Ohër, Kosova nuk ka marrë asnjë garancion që do të bëhet anëtare e ndonjë organizate, përjashto, ndoshta, Këshillin e Evropës. Krahas mosnjohjes, Asociacionit dhe aspekteve të tjera të dëmshme në këtë marrëveshje, anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare nuk është afruar aspak nga kjo qeverisje. Bile, mund të argumentohet që këta, me qasjen e tyre të gabuar rreth luftës në Ukrainë, kanë mundur ta largojnë këtë perspektivë anëtarësimi edhe më shumë në të ardhmen”, tha Kuçi.

Kuçi tha se Ministria e Punëve të Jashtme është përcjell vazhdimisht nga skandalet e ambasadorëve që vazhdojnë të jenë aktivë për Kosovën, duke e përmendur ambasadorin Martin Berishaj, për të cilin tha se është i implikuar në korrupsion dhe duhet shkarkuar.

“Siç është përcjellur MPJ me skandale të shumëfishta në qeverisjen e Kurtit dhe ministres së tij, Donika Gërvalla, poashtu kemi parë skandale nga ambasadorët që vazhdojnë të jenë aktivë për Republikën e Kosovës. Skandali më i madh, që ka marrë përmasa ballkanike, është ai i Martin Berishajt. Është jashtëzakonisht shqetësuese qysh kryeministri dhe të gjithë ministrat e tij, një nga një, i kanë dalë në mbrojtje një ambasadori i cili është i implikuar në korrupsion të nivelit të lartë dhe për të cilin i janë ngritur aktakuza në disa vende ballkanike. Shqetësimi nuk është thjesht që ky po e mban pozitën aty por që, nga rezistenca e qeverisë po na lënë të kuptojmë që këta vetë kanë marrë para nga ai. Ky rast do të duhej të hetohej me hollësi dhe ky ambasador tashmë do të duhej të ishte i shkarkuar”, tha ajo.

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate tha se ministrja Gërvalla ka shkelur rregulloren për pagesën e qerasë së ambasadorëve në disa vende, duke shtuar se disa nga të fundit janë detyruar të kthehen në Kosovë për shkak se nuk kanë mundur të gjejnë banim në përputhje me çmimin e lejuar nga ministria.

“Ndërkohë, siç edhe kanë raportuar mediat, ministrja Gërvalla ka shkelur rregulloren për pagesën e qerasë së ambasadorëve në disa vende e ndërkohë, për ata që nuk i kishte favorit të sajën, siç, bie fjala, për rastin e Viskont Jakupit, ai u detyrua të kthehej në Kosovë brenda 24 orëve sepse nuk mund të gjente banim në përputhje me çmimin e lejuar nga Ministria”, tha Kuçi.

Kuçi theksoi se Qeveria Kurti dhe Donika Gërvalla do të mbahen mend si të zakonshme, ndërsa shtoi se nuk ka parë avansim të Kosovës në sferën ndërkombëtare.

“Pos mirëmbajtjes së marrëdhënieve diplomatike të zakonshme, që është rregull që kanë ndjekur ambasadorët edhe para kësaj qeverie, nuk kemi parë asnjë avancim të dukshëm të Republikës së Kosovës në sferën ndërkombëtare apo në arritjen e marrëdhënieve diplomatike të reja. Qeveria Kurti e Donika Gërvalla do të mbahen mend si të zakonshëm dhe vetëm kaq”, tha ajo.

Nga ana tjetër, anëtarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Komisionin për Punë të Jashtme, Time Kadriaj, në një deklaratë për InLajmin theksoi se kjo qeveri ka dështuar sa i përket politikës së jashtme, duke shtuar se ky dështim erdhi për shkak të punës së tyre dhe veprimeve “krye në vete”.

“Sa i përket politikes së jashtme kjo qeveri ka dështuar. Në vend të përkrahjes së stafit diplomatik, ne kemi degradim duke filluar tash me Ligjin e ri e të Pagave. Në vend të koncentrimit dhe hartimit të një strategjie si të qasemi dhe t’i caktojmë prioritetet e politikes së jashtme edhe dakordimin edhe me aleatët tonë ne kemi vepruar “krye në vete” dhe kemi bërë veprime te pamenduara, dhe te analizuara që Kosovën e kane kthyer prapa në kohë”, tha ajo.

Sipas saj, shkarkimi i 14 ambasadorëve dhe vonimi i zëvendësimit të tyre ka dobësuar subjektivitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Shkarkimi i menjëhershëm i 14 ambasadoreve dhe vonimi i zëvendësimit të tyre ka dobësuar subjektivitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Si pasojë nuk kemi as një njohje te re e as anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

Edhe anëtarja e Partisë Demokratike në Komisionin për Punë të Jashtme, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme, duke thënë “Në një periudhë mjaft të rëndësishme për Republikën tonë, kur nevojitet punë e madhe siç është lobimi për njohje nga 5 shtetet e BE-së, anëtarësim në organizata nderkombëtare, përforcim i ambasadave tona me staf diplomatik e direktiva të qarta nga qendra, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare mbetet vetëm një iluzion ndërsa ka shtuar se ambasadat kanë mbetur gjysmë të zbrazura.”

Sipas saj, ministria është kapur dhe po ngulfatet nga 4-5 persona, ish-zyrtarë të Ministrisë së Diasporës, të cilët siç thekson ajo, këta zyrtarë nuk kanë asnjë lidhje me politikë të jashtme.

“MPJD është kapur dhe po ngulfatet nga 4-5 persona, ish zyrtarë të Ministrisë së Diasporës, të cilët veç me politikë të jashtme nuk kanë asnjë lidhje. Donika Gërvalla është në gjumë e siç duket edhe Albini e ka përjashtu nga kabineti”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Ndryshe, Kosova me një angazhim të tillë vazhdon të mbetet pa anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës, Organizatën Botërore të Tregtisë, Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale e të tjera. Shqipe Vishaj /InLajmi/

Tags: BEKëshilli i EvropësMinistria e Punëve të Jashtme
Postimi i mëparshëm

Krasniqi u bën thirrje qytetarëve që të Marshojnë për Drejtësi

Postimi tjetër

Dëgjoni muzikë teksa ushtroni, këto janë disa nga përfitimet

Të ngjajshme Postime

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
KRYESORE

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
KRYESORE

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim
KRYESORE

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri
KRYESORE

Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

16 October 2025
Postimi tjetër
Dëgjoni muzikë teksa ushtroni, këto janë disa nga përfitimet

Dëgjoni muzikë teksa ushtroni, këto janë disa nga përfitimet

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu