Lideri i PDK-së Memli Krasniqi këtë të premte përmes një video-mesazhi u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në “Marshin për Drejtësi”, përcjell InLajmi.
Krasniqi tha se ai së bashku me familjen e tij do të marrin pjesë në këtë marsh.
Ndryshe ky marsh është organizuar nga platforma “Liria ka Emër” për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Postimi i plotë i tij:
Më 2 prill, në orën 14:00, unë bashkë me familjen time do të marshojmë në sheshet e Prishtinës për të kërkuar drejtësi.
Ju ftoj secilin prej jush, që të gjithë së bashku, të “Marshojmë për Drejtësi”, duke u ndjerë krenarë me UÇK-në, me të vërtetën dhe me historinë tonë! /InLajmi/