Shqipëria dhe Bullgaria kanë nënshkruar Marrëveshje për Sigurimet Shoqërore, përcjell InLajmi.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Rama thekson se marrëveshja rregullon sigurimin e shtetasve të Bullgarisë dhe Shqipërisë kur punojnë në të 2 vendet, garanton të drejtat e tyre të sigurimit, pagesës së përfitimeve në rast sëmundjesh ose aksidentesh në profesion, si edhe kushtet për dhënien e llojeve të ndryshme të pensioneve.
Postimi i plotë i tij:
✍️Nënshkruhet Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë🇦🇱🤝🇧🇬
*Shqipëria shënon një tjetër sukses në njohjen e sigurimeve shoqërore për shtetasit shqiptarë jashtë vendit. Marrëveshja rregullon sigurimin e shtetasve të Bullgarisë dhe Shqipërisë kur punojnë në të dy vendet, garanton të drejtat e tyre të sigurimit, pagesës së përfitimeve në rast sëmundjesh ose aksidentesh në profesion, si edhe kushtet për dhënien e llojeve të ndryshme të pensioneve😊. /InLajmi/