Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, këtë të mërkurë vizitoi Qendrën e Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Haradinaj në këtë qendër dhuroi gjak në shenjë respekti për dëshmorët e rënë për liri.
“Këto ditë, gati çdo ditë dhe çdo kund në Kosovë po kujtohen të rënët për liri, dëshmorët, martirët. Për të gjithë këta kuptohet dhimbja është e madhe edhe ata e kanë dhënë jetën që të jetojnë të lirë të gjithë të tjerët. Në shenjë respekti pra pikërishtë për gjithë këta të rën për liri dhe për tu solidarizuar me gjithë ata që shpëtojnë jetë e kemi marrë këtë aksion për të dhuruar gjakë. ”, tha Haradinaj.
Më tej ai u bëri qytetarëve të tjerë që të dhurojnë gjak, për të shpëtuar jetë, pasi sipas tij është në traditën shqiptare solidariteti.
“Ju bëjë thirrje qytetarëve të vendit që së pari ta ruajnë shëndetin e vet, e po ashtu të dhurojnë gjak e të shpëtojnë jetë. Sepse është edhe në traditën tonë solidariteti edhe përkrahja edhe me bashkëndje, pra mos me e lënë vetëm askënd në një moment të keq, në moment të vështirë”, shtoi tutje ai. /InLajmi/