Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka konfirmuar se do të marrë pjesë në aktivitetin “Marshojmë për Drejtësi”, të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”.
Ai ka thënë se Nisma Socialdemokrate e mbështet këtë aktivitet.
Ky aktivitet që do të mbahet këtë të diel, organizohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që janë në Hagë.
Kujtojmë se gjykimi kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të fillojë më 3 prill.
Kështu pati konfirmuar kryetari i trupit gjykues, Charles L Smith, shkruan IndeksOnline

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim që nga muaji nëntor i vitit 2020