Presidentja e Greqisë, Katerina Sakelaropoulou, deklaroi se qëndrimi i vendit të saj, ndaj pavarësisë së Kosovës mbetet i njëjti, transmeton InLajmi.
“Greqia, përveç qëndrimit të saj të njohur për statusin e Kosovës, në të njëjtën kohë vazhdon qasjen pragmatike dhe konstruktive në raport me sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, në mbështetje të integrimit të gjithë rajonit, që është qëllimi ynë strategjik”, tha Sakellaropoulou për gazetën Politika.
Ajo tha se “integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE është një investim i dobishëm i natyrës strategjike, si për vendet anëtare të BE-së, ashtu edhe për partnerët e Ballkanit Perëndimor”.
“Ky është pozicioni që Greqia e ka mbrojtur dhe promovuar vazhdimisht për dekada. BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor”, tha Sakellaropoulou./InLajmi/