Një vajzë e mitur nga Rezniku i Vushtrrisë është raportuar si e zhdukur, përcjell InLajmi.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se rastin e ka raportuar prindi i vajzës, i cili ka thënë se që nga data 25 mars vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe se nuk ka njohuri se ku ndodhet.
Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ndërsa hetimet nga Policia e Kosovës janë duke vazhduar.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Fsh. Reznik, Vushtrri 25.03.2023 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se më datën e lartcekur, vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe deri më tani nuk ka njohuri se ku gjendet. Sipas ankuesit është hera e parë që vajza e tij ka dalë prej shtëpie dhe nuk ka njohuri se ku ndodhet. Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti. Rasti është duke u hetuar. /InLajmi/