Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka ironizuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili të dielën e 26 marsit po qëndron për një vizitë zyrtare në Shqipëri, përcjell InLajmi.
Tahiri tha se Kurti nga kauza e tij për bashkim kombëtar ka kaluar në vetëmenaxhimin e pakicës serbe në Kosovë.
A thua si do ta shpjegoj kete Kurti në Tiranë para shqiptareve, shtoi Tahiri.
Postimi i plotë i saj:
Me ‘bashkimin kombetar’ per te ardhur ne pushtet; me ‘vetmenaxhimin e pakices serbe’ per te mbetur ne pushtet – A thua si do ta shpjegoj kete Kurti sot ne Tirane para shqiptareve!/InLajmi/

















