Për nder të muajit të Ramazanit gazeta InLajmi vjen me një intervistë ekskluzive me hoxhë Besfort Berisha, shkruan InLajmi.
Hoxha flet për begatitë e këtij muaji e veseve që agjëruesit duhen ti largohen.
InLajmi: Çka do të thotë muaji i Ramazanit për besimtarët?
Besfort Berisha: Ramazani është gëzimi i besimtarit që e kemi pritur kohë të gjatë, vetëm emri Ramazan besimtarit i kujton shumë gjëra të këndshme siç jan: ibadetet në këtë muaj pra Teravitë, iftari dhe syfyri, agjërimi pastaj leximi i kuranit dhe më e madhja, shpërblimi i Zotit inshaAllah(nëse do Allahu).
InLajmi: Nga cilat veti duhet të largohet një besimtar gjatë agjërimit?
Besfort Berisha: Besimtari perveq se duhet të agjëroi ta lë ushqimin dhe pijen në kohë caktuar, gjithashtun duhet te largohetb nga ç’do veti e keqe po në veçanti në këtë muaj përveq tjerash duhet të largohet nga ato që i ka të zakonshme, psh. Ai person që pi duhan duhet të mundohet shumë ta lë duhanin, dikush tjetër e ka zakon të shaj apo të fyej dikë, dhe duhet të largohet nga kjo veti e keqe etj..
InLajmi: Cilat janë disa të mira kryesore të muajit të Ramazanit?
Besfort Berisha: Ramazani dhe agjërimi të mirën kryesore ka Shpërblimin që Allahu do ja japi ne ditën e gjykimit, ndërsa për këtë botë sa do tjemi gjallë dobia kryesore është shtimi i sinqeritetit në besim, pra imani devotshmëria dhe vullneti fetar shtohet më shumë tek besimtari me agjërim, ashtu siq na tregoi vet Zoti i madherishëm në Kuran : “o ju që keni besuar, agjërimi u është bërë obligim sikur ishte edhe tek popujt para jush në mënyrë që të bëheni të devotshem” Dhe gjithashtu për të mirat trupore s’po flasim ngase ka folë shkenca shumë se qfarë bëhet me trupin për një muaj agjërim.
InLajmi: A e dallon diçka këtë vit muajin e Ramazanit nga vitet e tjera?
Besfort Berisha: Nuk e di se çfarë dallimi do e bëja, ngase Ramazani si Ramazan e ka gjithmonë atë shyhretin dhe Nurin e vet, sa herë që vjen besoj që çdo besimtar e mirëpret fortë me knaqësi të madhe.
InLajmi: Çka e plotëson muajin e Ramazanit?
Besfort Berisha: Muajin e Ramazanit do e quaja edhe “muaj i garave” dhe mendoj që do plotësohet me ibadete të ndryshme dhe të shumta e sa më shumë të ketë adhurime në të aq më shumë do e plotësojmë, ndër të tjera dikush qe s’ka lexuar Kuran, në këtë muaj do plotësohej më shumë nëse do lexonte, ose dikush që do jep sadaka (lëmoshë) apo me vepra të ndryshme të mira, sa më shumë, Ramazani plotësohet më fortë.
InLajmi: Në çfarë mënyre mund ta presim Festën e Fitër Bajramit më mirë?
Besfort Berisha: Së pari e lus Allahun të na mundësoj përfundimin e këtij muaji, duke na i pranuar ibadetet dhe veprat tonan këtë muaj e për mënyrën e pritjes së Fitër Bajramit, besoj se mënyra tradicionale që e kemi manifestuar është e mjaftueshme që ta presim në atë mënyrë. Dhe në fund e lus Krijuesin e botëve që të jetë i kënaqur me të gjithë ne e të na falë gjynahet e gabimet. Faleminderit, për InLajmi. Besfort Berisha/.Libona Gegaj/InLajmi/