Të shtunën në mbrëmje ka shpërthyer një zjarr në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore, përcjell InLajmi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Drejtësisë, e cila përmes një postimi njoftoi se nuk janë shkaktuar dëme nga zjarri.
Postimi i plotë nga Ministria e Drejtësisë:
Në orët e mbrëmjes, jemi njoftuar që në ndërtesën e Institutit të Mjeksësisë Ligjore, ka shpërthyer një zjarr. Të menjëhershme kanë qenë intervenimet e zjarrëfikësve. Policia është në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zv. Ministri, Blerim Sallahu.

Sipas informacioneve qe kemi aktualisht nga vendi i ngjarjes, nuk ka dëme që janë shkaktuar nga zjarri. Personat përgjegjës tashmë po merren me shkaqet e shpërthimit të zjarrit. /InLajmi/