• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 19 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Sociale Intervista

“Elementi dallues i poezive të mia është shpirtnia”, intervistë me shkrimtarin Fahredin Shehu

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
26 March 2023
në Intervista
0 0
0
“Elementi dallues i poezive të mia është shpirtnia”, intervistë me shkrimtarin Fahredin Shehu
0
SHPERNDARJE
65
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Për librat e tij, frymëzimin për të shkruar, vështirësitë, pasionin për të shkruar, temat dhe mesazhet që përcjellin poezitë, romanet dhe tregimet e tij, flet në një intervistë ekzkuluzive për InLajmin, autori i mirënjohur shqiptar, Fahredin Shehu.

Shehu është autor i më se 20 librave, i cili për më se 30 vite, shkruan ese, romane, tregim të shkurtër dhe në veçanti shquhet për poezinë me tone filozofiko-mistike. Poezitë e tij janë përkthyer në rreth 30 gjuhë dhe i sollën çmime ndërkombëtare

InLajmi: Sa kohë keni që shkruani, a na tregoni për vështirësitë që keni hasur në fillim?

Fahredin Shehu: Po bëhen 33 vjet nga botimi i librit tim të parë. Është diçka e lindur tek njerëzit kreativ. Edhe nëse do që t’i ikësh krijimtarisë, ajo prapëseprapë do të përcjellë vazhdimisht. Vështirësitë janë pjesë e jetës dhe në krijimtari kjo është edhe më e potencuar. Nuk jam ndalur asnjëherë dhe të gjitha vështirësitë i kam tejkaluar me shumë mund dhe angazhim.

Jam shfaqur si autor në vitet 1990-ta kur kishte vërshim të madh shkruesish, por pak poetë të cilët do te mbeteshin autentik qasjes, mënyrës, qëllimit dhe fuqisë kreative duke e përcjellur vetëm impulsin e vet kreativ, por duke i rezistuar ndikimeve dhe të të ashtuquajturave, “Shkolla Letrare/Artistike”.

InLajmi: Çfarë ju frymëzon vazhdimisht për të shkruar?

Fahredin Shehu: Shkruaj çdo ditë, së paku 3 orë, qoftë ditar, poezi, ese dhe punime shkencore, roman, vështrime për artin pamor, si për arkitekturë, pikturë, disenj i modës apo kritikë letrare.

Më frymëzon JETA, e cila është fenomen më i jashtëzakonshëm, është proces dhe manifestim më i pakumptimtë.

InLajmi: Edhe pse më së shumti shkruani poezi, ju keni shkruar edhe romane dhe prozë poetike dhe tregime. Cilin zhanër e keni më për zemër?

Fahredin Shehu: Në poezi kam arritur inovacion duke mos e përfillur atë që e thashë më lart, asnjë të ashtuquajtur shkollë letrare, por kam krijuar trend ku celebrimi i jetës me të gjithë shumësinë e saj që në vete përmban, e bën autentike dhe njëfarë vule e cila po gdhendet tash e 33 vjet.

A është e lehtë e gjithë kjo?, natyrisht se jo! Po herët e kam kuptuar se duhet punuar dhe se në këtë jetë nuk kemi ardhur në pushim vjetor, por për ta njohur njëri-tjetrin, e kjo arrihet duke e kuptuar fillimisht vetën dhe se si ne i projektojmë të priturat tek tjetri, duke pasur kohën, hapësirën dhe gjithë shenjtërinë e frymëmarrjes.

InLajmi: Cili është mesazhi kryesor i romanit “Nektarina”?

Fahredin Shehu: Nektarina flet për transformimin e njeriut nga një makinë për prodhimin e fëlliqësirave, urrejtjeve, xhelozisë etj., për një njeri i cili i transcendon të gjitha këto nëpërmjet mirësisë, besimit, diturisë, harmonisë dhe balansit.

InLajmi: Për cilat tema shkruani zakonisht në poezitë tuaja?

Fahredin Shehu: Në këto poezi hasen temat e llojllojshme aq sa mund ta përthekojë vetë jeta. Nuk kam kufizime se kujt i pëlqen apo kujt jo, as brengosem se do të zvetnohet e gjithë puna. Puna është ajo që njeriun e bën të dallojë nga faza ameboide për mbijetesë, parazitizmi dhe përtacia.

InLajmi: Cili është elementi kryesor që e dallon poezinë tuaj?

Fahredin Shehu: Shpirtnia. Njeriu gjenetikisht është i ndërtuar që të besojë, shkencërisht kur e mendoj, vetëm një përqindje e vogël gjenesh janë të shfrytëzueshme nga ne, ndërkaq i tërë potenciali njerëzor është përtej asaj që mund të imagjinojë një njeri i rëndomtë. Sepse njeriu i rëndomtë oscilon vetëm në atë përqindje të vetë aplikuese të gjenetikës së tij biokimike e të mos flas për potencialin shpirtëror.

InLajmi: Poezia juaj është përkthyer në 30 gjuhë, të cilat ju kanë sjellë edhe çmime ndërkombëtare, si e arritët tërë këtë punë kolosale?

Fahredin Shehu: Me punë, të cilën e kanë identifikuar në botë, jo tek ne, sepse ne po luftojmë për ekzistencë biologjike dhe është vetëm gjuha ajo, e cila na mban të lidhur me hyjnoren sikur shiriti kordial qe e mban fetusin për nënën deri sa të ndodhë lindja.

InLajmi: A keni ndonjë autor shqiptar apo botëror që ju ka frymëzuar gjatë të shkruarit?

Fahredin Shehu: Natyrisht, për mua shkrimtar më i mirë shqiptar është Martin Camaj, në botë është Tolstoji, por me që bota është shumë e madhe, kam pasur mësues virtual (nga librat e të cilave kam mësuar shumë: Hermes, Imhotep, Bhodisatwa, Milarepa, Ibn Arabi, Ibn Sina, Ahmed Al Buni, Attar, agrippa Von Nettesheim, Meister Eckhart, Vivekananda, Gurdijjeff, dhe në kohë të fundit Gregg Braden dhe Bruce Lipton). Kur flas për poetët janë: Imrul Qays, Hafez dhe po thuaj të gjithë poetët klasikë pers, Tagore, Kabir, dhe ne veçanti Khalil Gibran. Shqipe Vishaj /InLajmi/

Tags: Fahredin ShehuLibratPoezia
Postimi i mëparshëm

Vuçiq: Shqiptarët në Kosovë kanë shërbime intelegjente që nuk janë naive

Postimi tjetër

Luizi fton Jorin në suitë: Ajo deklarohet se e sheh atë si vëlla

Të ngjajshme Postime

Artisti kosovar Bujar Mustafa në mes sfidave dhe planeve të karrierës
Intervista

Artisti kosovar Bujar Mustafa në mes sfidave dhe planeve të karrierës

23 July 2023
Nga ideja deri tek mesazhi, Xhezide Selimi flet pas realizimit të 6 mini-biblotekave në vend
Intervista

Nga ideja deri tek mesazhi, Xhezide Selimi flet pas realizimit të 6 mini-biblotekave në vend

17 July 2023
Edi Kastrati në mes dëshirës dhe sfidave të aktrimit
Intervista

Edi Kastrati në mes dëshirës dhe sfidave të aktrimit

26 June 2023
Nga mjekësia në politikë, cilat janë synimet e Donjet Bislimit?
Intervista

Nga mjekësia në politikë, cilat janë synimet e Donjet Bislimit?

11 June 2023
Edi Furra dhe karriera e tij muzikore ndër vite
Intervista

Edi Furra dhe karriera e tij muzikore ndër vite

5 June 2023
Sa i rrezikshëm është rrezatimi dhe si duhet të mbrohemi gjatë ekzaminimit, tregon radiologu Gjikolli
Intervista

Sa i rrezikshëm është rrezatimi dhe si duhet të mbrohemi gjatë ekzaminimit, tregon radiologu Gjikolli

5 June 2023
Postimi tjetër
Luizi fton Jorin në suitë: Ajo deklarohet se e sheh atë si vëlla

Luizi fton Jorin në suitë: Ajo deklarohet se e sheh atë si vëlla

Lajmet e fundit

Si të kërkoni falje siç duhet dhe të shpëtoni marrëdhëniet tuaja?

Si të kërkoni falje siç duhet dhe të shpëtoni marrëdhëniet tuaja?

19 July 2025
Mourinho: Do të kthehem në Portugali në kulmin e karrierës sime

Mourinho: Do të kthehem në Portugali në kulmin e karrierës sime

19 July 2025
Emisarja britanike: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi kërkon veprim, jo zgjidhje magjike

Emisarja britanike: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi kërkon veprim, jo zgjidhje magjike

18 July 2025
Tragjedi në Elbasan, 2 vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin! Ishin duke ruajtur bagëtitë

Tragjedi në Elbasan, 2 vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin! Ishin duke ruajtur bagëtitë

18 July 2025
Magnus mund ChatGPT/ Numri një i botës në shah mund Inteligjencën Artificiale pa humbur asnjë figurë për 53 minuta

Magnus mund ChatGPT/ Numri një i botës në shah mund Inteligjencën Artificiale pa humbur asnjë figurë për 53 minuta

18 July 2025
Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

18 July 2025
Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

18 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu