Partia Socialdemokrate këtë të shtunë po mban protestë për të kundërshtuar marrëveshjen e arritur me Serbinë në Ohër, raporton InLajmi.
Lideri i kësaj partie para masës tha se ajo që po i ndodh Kosovës është e qartë, është autonomi territoriale etnike për komunitetin serb në Kosovë.
“S’ka emër që e zëvendëson atë që po i ndodh Kosovës. Ajo që po i ndodh Kosovës është e qartë. Është autonomi territoriale etnike për komunitetin serb në Kosovë. Po ashtu, autonomi ose zona të veçanta që kanë karakter eksterritorial përreth kishave dhe manastirëve ortodokse”, deklaroi ai.
Molliqaj tha se Kurti tentoi t’ia ndërronte emrin Zajednicës, por se e ka ndërruar mbiemrin e tij.