Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar këtë të shtunë martirët e Celinës, Fortesës dhe Brestocit, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se iria i ka themelet në gjakut e mijëra martirëve dhe dëshmorëve të kombit.
Postimi i plotë i tij:
Liria që e gëzojme sot ka themele gjakun e mijëra martirëve dhe dëshmorëve. Ata janë dëshmia më e mirë se sa e shtrenjtë është liria dhe do të jetojnë përgjithmonë në kujtesën historike të popullit tonë.
I kujtojmë sot me dhimbje dhe krenari 75 martirët e Celinës, 68 martirët e Fortesës dhe 49 martirët e 5 dëshmorët e Brestocit.
Lavdi! /InLajmi/