Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka përkrahur marshin për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, përcjell InLajmi.
Çitaku tha se marshojnë për të kundërshtuar rishkrimin e historisë dhe për ta mbrojtur rrëfimin që do tua lëmë pas fëmijëve tanë si trashëgimi.
Postimi i plotë i saj:
Me 2 Prill marshojmë për drejtësi.
Marshojmë për të kundërshtuar rishkrimin e historisë.
Marshojmë për ta mbrojtur rrëfimin që do tua lëmë pas fëmijëve tanë si trashigimi.
Unë me Arbërin dhe Diellin do të jemi aty.
Bashkë. #Liriakaemër /InLajmi/