• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 23 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Shqiptarët e Luginës, Janjiq: “Problem” me të cilin duhet të përballet Vuçiqi

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
22 March 2023
në Politikë
0 0
0
Analisti Janjiq paralajmëron se situata në veri mund të ndezë konflikt në këto 3 shtete
0
SHPERNDARJE
16
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Pas edhe një vizite tjetër në Washington dhe aktiviteteve të shumta diplomatike që kanë pasur në Kongres dhe Senat, përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga jugu i Serbisë ende presin që çështja e Luginës së Preshevës të përfshihet në procesin e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dushan Janjiq, Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, mendon se kjo nuk është realiste, sepse sipas tij “Serbia ka obligimet e saj në lidhje me respektimin e të drejtave të pakicave lidhur me kapitujt e anëtarësimit 23 dhe 35 në negociatat me Bashkimin Evropian”.

Shqiptarët deklaruan se delegacioni i tyre në Uashington, pas një vizite tjetër të financuar nga Qeveria e Kosovës, ka marrë mbështetjen e kongresmenëve Jim Hymes dhe Richie Torres dhe se në Senat është mbajtur një “brifing për Luginën”.

Në raportin e tij vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në Serbi për vitin 2022, Departamenti i Shtetit përmend “problemet në punësim, pasivizimin e vendbanimit, arsimin, gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin” si probleme të pozicionit të komunitetit shqiptar në jug të Serbisë.

“Të gjitha këto janë probleme me të cilat Vuçiqi duhet të përballet, sepse në rrugën evropiane do të ketë probleme që kanë të bëjnë me problemet e aplikimit selektiv të politikës së pakicave, sepse shqiptarët nuk kanë autonomi kulturore dhe gjuhësore, nuk ka riorganizim të Trupit Koordinues, për të cilat ka dokumente përkatëse”, thotë Janjiq.

Ragmi Mustafa, ushtrues i detyrës së kryetar i organit të Përkohshëm të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KSHK) shprehet i kënaqur me vizitën në Uashington dhe pret që “problemi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës të gjejë vendin e tij në procesin aktual të negociatave mes të dy palëve [Kosovës dhe Serbisë]”.

“Atë që u takon serbëve në veri, e presim edhe në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë dhe këtë e presim nga bashkësia ndërkombëtare, para së gjithash nga SHBA-ja”, thotë Mustafa.

Ai nuk komenton faktin se i dërguari i posaçëm i SHBA-së Gabriel Escobar nuk iu përgjigj “konkretisht kërkesave të tyre që ai i dëgjoi me kujdes”.

Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare tani po e përqendrojnë vëmendjen tek Ardita Sinani, anëtare e Partisë për Veprim Demokratik (PDD) të Shaip Kamberit, që është ish-kryetare e Komunës së Preshevës, e cila tani po shërben si këshilltare e kryeministrit të Prishtinës, Albin Kurti për Luginën e Preshevës.

Ngjarjet aktuale politike në jug të Serbisë ilustrohet më tej nga fakti se grupi i këshilltarëve pakicë të serbëve në parlamentin lokal në Bujanoc, duke mos u pajtuar me politikën e shumicës lokale shqiptare, gjithnjë e më shumë po heq dorë nga pjesëmarrja në punë. Gjithçka po ndodh përkundër faktit se, pas një vizite të fundit në këtë komunë multietnike, presidenti Aleksandar Vuçiq tha se është “i gatshëm për bisedime me shqiptarët”, por edhe se “shumica e parave shpërndahen në vend në dëm të serbët”.

Tensioni, të paktën ai politik, nuk ka munguar asnjëherë këtu dhe tani po rritet nga të dyja palët, nga pala shqiptare, e cila ka levat e pushtetit lokal, por edhe ajo që bazohet në mbështetjen e Beogradit.

“A është se Veriu i Kosovës, është zhvendosur në jug [të Serbisë] ”, pyesin serbët dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Në jug të Serbisë, pavarësisht nga negociatat aktuale, askush nuk pret një përkeqësim të situatës së sigurisë, duke pasur parasysh praninë e KFOR-it në anën tjetër të vijës kufitare si dhe “monitorimin e kujdesshëm të lëvizjes së mallrave dhe udhëtarëve” nga policia serbe, si dhe nga OSBE dhe komuniteti ndërkombëtar.

Vlerësimet e analistëve thonë se “rrjeti politik” i Shaip Kamberit nga Partia për Veprim Demokratik (PDD) me boshnjakët, në radhë të parë Sulejman Ugljanin, nuk është një lëvizje e mirë dhe se nuk do të mbështetet në një formë të tillë nga komunitetit ndërkombëtar, si BE ashtu edhe SHBA, shkruan Telegrafi.

“Sipas negociatave të fundit, problemi i shqiptarëve në jug të Serbisë do të jetë ekskluzivisht në mekanizmin e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq dhe do të mbikëqyret nga BE-ja dhe SHBA-ja dhe shqiptarët në këtë moment nuk mund të presin që çështja e pozita e tyre brenda Serbisë do të zgjidhet në procesin agjendën aktuale të negociatave”, thotë Janjiq.

Tags: BujanociLugina e PreshevësRagmi Mustafa
Postimi i mëparshëm

Shkon në 13 numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan dhe Pakistan

Postimi tjetër

Ka përcjellë shumë gjenerata, si i mbijetoi kohës kënga “Pranvera në Prishtinë”?

Të ngjajshme Postime

“Kolapsi energjetik”, Haradinaj: I qëllimshëm dhe i ushqyer nga pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike
Politikë

“Kolapsi energjetik”, Haradinaj: I qëllimshëm dhe i ushqyer nga pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike

20 June 2025
Kurti është i paditur politikisht, thotë Abdixhiku
Politikë

Kurti është i paditur politikisht, thotë Abdixhiku

19 June 2025
Presidentja Osmani pret në takim ish-kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
Politikë

Presidentja Osmani pret në takim ish-kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

19 June 2025
Çitaku: Kosova është marrë peng nga kryeneçësia e Kurtit dhe ambiciet e Haxhiut
Politikë

Çitaku: Kosova është marrë peng nga kryeneçësia e Kurtit dhe ambiciet e Haxhiut

19 June 2025
Zogaj: Krizë e thellë, mungesë e gatishmërisë për kompromis e Vetëvendosjes
Politikë

Zogaj: Krizë e thellë, mungesë e gatishmërisë për kompromis e Vetëvendosjes

19 June 2025
Presidentja Osmani u takua me kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, diskutohet për bashkëpunimin ndërshtetëror
Politikë

Presidentja Osmani u takua me kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, diskutohet për bashkëpunimin ndërshtetëror

18 June 2025
Postimi tjetër
Ka përcjellë shumë gjenerata, si i mbijetoi kohës kënga “Pranvera në Prishtinë”?

Ka përcjellë shumë gjenerata, si i mbijetoi kohës kënga “Pranvera në Prishtinë”?

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur më 23 qershor ndër vite?

23 June 2025

23 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell, temperaturat pritet deri në 32 gradë celsius

23 June 2025
15 shenjat që tregojnë se partneri juaj (ndoshta) po ju tradhton me dikë tjetër!

15 shenjat që tregojnë se partneri juaj (ndoshta) po ju tradhton me dikë tjetër!

23 June 2025
Kreu i OKB: Sulmi i SHBA-së në Iran, “kthesë e rrezikshme në një rajon të tronditur”

Kreu i OKB: Sulmi i SHBA-së në Iran, “kthesë e rrezikshme në një rajon të tronditur”

23 June 2025
Kontrolle befasuese në Prizren, policia nis hetime për armëmbajtje pa leje

Kontrolle befasuese në Prizren, policia nis hetime për armëmbajtje pa leje

22 June 2025
Rusia dënon sulmet amerikane në Iran: SHBA ka hapur kutinë e Pandorës

Rusia dënon sulmet amerikane në Iran: SHBA ka hapur kutinë e Pandorës

22 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu