Banorët e Kalifornisë po përballen me përmbytje të mëdha ndërsa shteti po përgatitet për një javë tjetër stuhish, transmeton InLajmi.
Një seri stuhish me borë, përmbytje, rrëshqitje dheu dhe ndërprerje të energjisë elektrike kanë goditur vendin që nga dhjetori.
Pjesë të autostradës së Bregut të Paqësorit u mbyllën të martën për shkak të përmbytjeve.
Mijëra njerëz janë evakuuar nga 2 qytete të vogla të Kalifornisë, Alpaugh dhe Allensworth, në pjesën qendrore të shtetit në kontenë Tulare, shkruan BBC.
Erëra të dëmshme dhe reshje bore parashikohen gjithashtu për disa pjesë të shtetit, ndërsa disa banorë janë detyruar të kalojnë nëpër ujë disa metra për të arritur në shtëpitë e tyre. /InLajmi/
