Është gjetur pa shenja jete një grua e moshuar në shtëpinë e saj në Gjakovë, përcjell InLajmi.
Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësit përkatëse policore, në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Gjakovë, 21.03.2023-13:00. Raportohet se viktima e moshuar femër kosovare, dyshohet se është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësit përkatëse policore, në konsultim me prokurorin trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /InLajmi/