Aktivistë të Partisë Socialdemokrate i kanë hedhur qumësht dhe tortë zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, për t’ia “uruar” pranimin e Zajdenicës, përcjell InLajmi.
Në videon e publikuar nga PSD aktivistët dëgjohen duke i thënë Bislimit “Përhajer Zajdenica”.
Ndryshe, nga kjo parti shkruajnë “E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre”.
Në fund, nga PSD rikujtojnë se më 25 mars do të mbahet protesta kundër aneks-marrëveshjes së dakorduar në Ohër me Serbinë, në të cilën përfshihet edhe “vetëmenaxhimi” apo Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Postimi i plotë nga PSD:
Tortë e milkshake për “Zajednicën”. E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre.
Tortë e milkshake për “Zajednicën”. E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre.
Prandaj, protestojmë të shtunën, me 25 mars, në orën 14:00. /InLajmi/