Polica e Kosovës përmes raportit 24 orësh bëri të ditur se një person pa shenja jete është gjendur në shtëpinë e tij në Pejë, përcjell InLajmi.
Nga Policia e Kosovës njoftuan se vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar dhe se nuk vërehen gjurmë të dhunës.
Më tej nga Policia njoftuan se në afërsi të viktimës është gjet një revole me një fishek, e trupi i pa jetë me vendim të prokurorisë është dërguar për obduksion. /InLajmi/