Ministri Vitia i shoqëruar nga u.d drejtoreshë Narqize Arënliu – Hoxha dhe kryesuesja e bordit të SHSKUK-së dr. Aida Rexhepi ishte i pranishëm në Klinikën e Stomatologjisë ku u shënua “Dita Botërore e Shëndetit Oral” dhe filloi ofrimi i shërbimeve të terapisë fikse në Klinikën e Ortopedisë së Nofullave, shërbim ky që ka munguar në shërbimet stomatologjike publike në Kosovë, përcjell InLajmi
Ministri Vitia, po ashtu pa nga afër punën që po bëhet në këtë klinikë në funksion të rritjes se kapaciteteve shëndetësore për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore shëndetësore në shëndetin oral.
Ministri Vitia u njoftua nga drejtuesit e klinikës për pregatitjet për fillimin e shërbimin e implantologjisë në Klinikën e Kirurgjisë Orale si imperativ i kohës, sepse përveç që është obligim i yni ndaj qytetarëve dhe kostos së lartë që paguajnë qytetarët për marrjen e këtyre shërbimeve, është edhe obligim ligjor në përmbushjen e kurikulës për shkollim specialistik.
Minstri Vitia mirëpriti prezentimin e planit zhvillimor të Klinikës së Stomatologjisë përmes të cilit parashihet që nga ky vit, kjo klinikë të fillojë punën në dy ndërrime duke mundësuar shërbime shëndetësore në periudhë më të gjatë ditore për qytetarë tanë. /InLajmi/