Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka zhvilluar bisedë telefonike edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas asaj që kishte me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell InLajmi.
Chollet tha se në këtë bashkëbisedim u rikonfirmua mbështetja amerikane për dialogun e BE-së dhe përfitimet e normalizimit të marrëdhënieve që do t’i sjellin Serbisë dhe mbarë rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Ai gjithashtu shtoi se me Vuçiq u pajtuan mbi rëndësinë e angazhimit konstruktiv për propozimin e konsoliduar evropian me 18 Mars.
Postimi i plotë i tij:
Bisedë e shkëlqyer me Vuçiqin. U pajtuam mbi rëndësinë e angazhimit konstruktiv për propozimin e konsoliduar evropian më 18 mars. U rikonfirmua mbështetja amerikane për dialogun e BE-së dhe përfitimet e normalizimit të marrëdhënieve që do t’i sjellin Serbisë dhe mbarë rajonit të Ballkanit Perëndimor./InLajmi/