Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja për karburantet.
Nga kjo e martë një litër naftë do të shitet 189 lekë/litri. një litër benzinë do të shitet 186 lekë/litri, ndërsa çmimi i gazit të lëngshëm do të jetë 76 lekë/litri.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 76 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 64 lekë/litër për automjetet, shkruan EuroNeës.al.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 95 lekë/litër”, thuhet në njoftimin e Bordit.