Deputetja nga Partia Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i është kundërpërgjigjur deputetes së VV-së, Arjeta Fejzës, pasi kjo e fundit përdori termin “femicid” gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, përcjell InLajmi.
Musliu tha se deputetja Fejza e përdori këtë term sa për t’u dukur interesant derisa theksoi se në Kosovë nuk ka femicid.
Sipas saj, një imazh i tillë nuk duhet të krijohet në Kosovë.
Postimi i plotë i tij:
Për disa që për t‘u dukur interesant po përdorin terminologji të huaj.
Këtë e bëri edhe një deputete e shumicës parlamentare sot në Kuvend.
FEMICID-FEMINICID-GINICID përshkruan vrasjen e grave. Motivi kryesor për këto vrasje është urrejtja ndaj grave.
Në Kosovë nuk ka Femicid .
Kujte po i komvenon që në emër të një feminizmi selektiv dhe agresiv të krijoi imazh te tillë per shoqerine tonë?
A jam unë për të drejta të barabarta PO.
Per drejtësi efektive PO.
Per feminizem te shpifur JO. /InLajmi/
















