Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se vendimi i Këshillit të Ministrave të BE-së për liberalizimin e vizave është lajm i mirë për Kosovën, përcjell InLajmi.
Molliqaj shtoi se vendimin e KE-së e mirëpresin me shpresën që edhe proceset e tjera të nevojshme të përfundojnë me shpejtësi.
Më tej ai tha se për një kohë shumë të gjatë Kosova është trajtuar padrejtësisht me regjimin e vizave
Postimi i plotë i tij:
Vendimi i Këshillit të Ministrave të BE-së për liberalizimin e vizave është lajm i mirë për Republikën e Kosovës.
Për një kohë shumë të gjatë Kosova është trajtuar padrejtësisht me regjimin e vizave. Ne kemi mbetur i vetmi vend në Evropë qytetarët e të cilit nuk mund të lëviznin lirshëm në zonën Schengen. Kjo e ka një arsye: ndërlidhja e liberalizimit me politikën në Kosovë, veçanërisht dialogun me Serbinë. Kjo padrejtësi ishte e paprecedent e si rrjedhojë ka vonuar vendimet që do të duhej të mirreshin kohë më parë.
Si do që të jetë, vendimin e Këshillit të Ministrave sot mirëpresim me shpresën që edhe proceset e procedurat e tjera të nevojshme të përfundojnë me shpejtësi. /InLajmi/