• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 8 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Liria në botë, Freedom House: Kosova ka bërë përmirësime të mëdha

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
9 March 2023
në Kosovë
0 0
0
A do të bëhet regjistrimi i popullsisë këtë vit në Kosovë?
0
SHPERNDARJE
26
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në raportin më të ri të organizatës Freedom House për lirinë në botë, Kosova renditet e 3-ta në listë për përmirësimet e bëra në këtë fushë.

Edhe pse mbetet në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira, Kosova vlerësohet me plus 4 pikë për përmirësimin e të drejtave politike dhe të lirive civile.

Raporti i publikuar më 9 mars vë në dukje se përmirësimet më të mëdha gjatë vitit 2022 janë bërë në Kolumbi, e cila vlerësohet me +6 pikë.

Pas saj renditet Sllovenia me +5 pikë, pasojnë Kosova, Kenia dhe San Marino me nga +4 pikë.

Në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira janë edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina.

Freedom House vlerësoi 210 vende dhe territore në gjithë botën, prej të cilave 84 vende janë të lira, ashtu si edhe një territor, 54 vende dhe 4 territore janë pjesërisht të lira dhe 57 vende dhe 10 territore janë jo të lira.

Burkina Faso, me 2 grushtshtete në vitin 2022, pësoi rënien më të madhe të pikëve. Ajo humbi 23 pikë në shkallën 100-pikëshe të raportit, e ndjekur nga Ukraina, e cila humbi 11 pikë si rezultat i pushtimit rus.

Rënie pësuan edhe Tunizia, Nikaragua, Guinea, El Salvadori, Hungaria dhe Rusia.

“Hendeku midis numrit të vendeve që regjistruan përmirësime të përgjithshme në të drejtat politike dhe liritë civile dhe atyre që regjistruan rënie të përgjithshme në vitin 2022, ishte më i ngushti që ka qenë ndonjëherë në 17 vjetët e fundit”, thuhet në raport.

Përmirësime bënë 34 vende, ndërsa rënie shënuan 35.

Sipas raportit, përmirësimet, mes tjerash, u nxitën nga zgjedhjet më konkurruese, si dhe nga heqja e kufizimeve që lidheshin me pandeminë e koronavirusit dhe që ndikuan në mënyrë joproporcionale lirinë e grumbullimit dhe lirinë e lëvizjes.

Pengesat më serioze për lirinë dhe demokracinë, sipas raportit, ishin rezultat i luftërave, grushtshteteve dhe sulmeve ndaj institucioneve demokratike nga pushtetarët joliberalë.

“Regjimi autoritar i Rusisë nisi pushtimin e plotë të Ukrainës, në përpjekje për të shuar përparimin demokratik të atij vendi, të arritur me vështirësi”, thuhet në raport.

Sipas tij, “grushtshtetet dhe përpjekjet e tjera për t’i minuar qeveritë përfaqësuese, destabilizuan Burkina Fason, Tunizinë, Perunë dhe Brazilin”.

Freedom House kujton se regjimi taliban i Afganistanit i ndaloi vajzat të arsimoheshin, në mes të një krize të vazhdueshme ekonomike dhe humanitare.

“Qeveritë dhe fuqitë okupuese përdorën dhunë dhe mjete të tjera për të shkatërruar kulturat dhe për të ndryshuar përbërjen etnike të popullsive në 21 vende dhe territore, përfshirë Ukrainën, Etiopinë dhe Mianmarin”, thekson raporti i organizatës me seli në Nju Jork.

Aty thuhet se viti 2022 solli pak a shumë të njëjtën gjë në lidhje me lirinë e mediave, e cila u vu nën presion në së paku 157 vende dhe territore.

Liria e shprehjes personale, sipas raportit, pësoi gjithashtu, për shkak të shkeljeve të privatësisë, ngacmimeve dhe frikësimeve.

Megjithatë, bota është dukshëm më e lirë sot sesa ishte 50 vjet më parë, thekson Freedom House.

Në vitin 1973, kujton organizata, 44 nga 148 vende u vlerësuan si të lira. Sot, sipas saj, 84 nga 195 vende e kanë atë status – plus një territor.

“Protestat e vazhdueshme kundër represionit në Iran, Kubë, Kinë dhe vende të tjera autoritare sugjerojnë se dëshira e njerëzve për liri është e guximshme dhe se asnjë pengesë nuk duhet të konsiderohet si e përhershme”, thuhet në raport, shkruan REL.

Nga 57 vendet që u cilësuan si jo të lira, në fund të listës janë: Sudani Jugor, Siria, Turkmenistani, Eritrea dhe Koreja e Veriut.

Tags: Freedom HouseLiriaNew York
Postimi i mëparshëm

KQZ fillon zyrtarisht procesin për organizimin e zgjedhjeve në veri

Postimi tjetër

Frika nga apokalipsi, qindra banorë të Afrikës Lindore zhvendosen në Etiopi

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe mjaft i nxehtë veror, temperaturat pritet të jenë deri në 35 gradë celsius

7 June 2025
Haradinaj pas vizitës në BIK: Kemi shumë sfida, uroj të na i çel Zoti rrugët, e meritojmë
Kosovë

Haradinaj pas vizitës në BIK: Kemi shumë sfida, uroj të na i çel Zoti rrugët, e meritojmë

6 June 2025
PDK-ja viziton Bashkësinë Islame për Kurban Bajram: Të jemi pranë atyre që kanë nevojë
Kosovë

PDK-ja viziton Bashkësinë Islame për Kurban Bajram: Të jemi pranë atyre që kanë nevojë

6 June 2025
Drejtuesit e policisë në BIK, myftiu vlerëson bashkëpunimin me institucionet e sigurisë
Kosovë

Drejtuesit e policisë në BIK, myftiu vlerëson bashkëpunimin me institucionet e sigurisë

6 June 2025
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Kosovë

Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë

6 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”
Kosovë

Festa e Bajramit fillon me diell dhe vranësira të pakta lokale

5 June 2025
Postimi tjetër
Frika nga apokalipsi, qindra banorë të Afrikës Lindore zhvendosen në Etiopi

Frika nga apokalipsi, qindra banorë të Afrikës Lindore zhvendosen në Etiopi

Lajmet e fundit

A keni parë ndonjëherë liqen që duket me ujin si qumësht?

A keni parë ndonjëherë liqen që duket me ujin si qumësht?

8 June 2025
Ana për Kevinin: Është zgjedhja më e mirë që e kam bërë – ndihem e plotësuar me të

Ana për Kevinin: Është zgjedhja më e mirë që e kam bërë – ndihem e plotësuar me të

8 June 2025
Protesta masive në Madrid: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Pedro Sanchez

Protesta masive në Madrid: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Pedro Sanchez

8 June 2025
Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli shqyrton masën e sigurisë të hënën

Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli shqyrton masën e sigurisë të hënën

8 June 2025
Arrestohet një polic në Shqipëri, u kap duke iu marrë para kosovarëve në hyrje të stadiumit “Air Albania”

Arrestohet një polic në Shqipëri, u kap duke iu marrë para kosovarëve në hyrje të stadiumit “Air Albania”

8 June 2025
Bahtiri reagon ndaj ngërçit politik: Mjaft më, Kuvendi është kthyer në peng të inatit dhe pazareve politike

Bahtiri reagon ndaj ngërçit politik: Mjaft më, Kuvendi është kthyer në peng të inatit dhe pazareve politike

8 June 2025
Presidenti i ri polak është kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE, por përkrah Kievin në luftën kundër Rusisë

Presidenti i ri polak është kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE, por përkrah Kievin në luftën kundër Rusisë

8 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu