Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar përgjigje nga ministri Arben Vitia se pse nuk e ka përfunduar specializimin, të cilin e ka nisur që 18 vite, raporton InLajmi.
“I nderuar doktor i përgjithshëm, kandidat për specializim qe 18 vite, kërkova një përgjigje. Çka me thanë z.Vitia qe 18 vjet një specializim s’ke qenë në gjendje me kry. Uroj të punosh në sektorin privat më shumë…”, tha Haxhiu.
I shpejtë ishte reagimi i krykuvendarit Glauk Konjufca, i cili e pyeti me sarkazëm Vitinë “Minstër pse s’po e kryen doktoraturën edhe ti si Bekimi”, e kjo shkaktoi të qeshura në Kuvend.
“Ministër, pse s’po e kryen doktoraturën si Bekimi ti?”, tha Konjufca. /InLajmi/