Kanë përfunduar pjesët e para në 2 derbit e Superligës së Kosovës.
Kampioni në fuqi, Ballkani dhe Drita janë ndarë baras, 1:1, teksa Gjilani dhe Prishtina pas 45 minutave të parë nuk shënuan gola.
Goli i vetëm për Ballkanin u realizua në minutën e 17’.
Edvin Kuc ishte ai që shënoi dhe çoi shifrat në 1:0 në favor të kampionit të Kosovës.
Në minutën e 36’ Leonat Vitija realizoi dhe barazoi shifrat në 1:1.
Kështu pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë.
Në ndeshjen që po zhvillohet ndaj Gjilani dhe Prishtinës nuk pamë gola, shkruan Lajmi.net.
Skuadrat krijuan rastet e tyre, por jo nuk ishin efikas në shënimin e tyre.