Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, bashkë me deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriajn, si dhe ish-deputeten e PDK-së, Evgjenie Thaçin, kanë vizituar nënën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Rukë Haradinajn në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, përcjell InLajmi.
Musliu tha se nënat e heronjëve janë burim i forcës dhe djep i atdhedashurisë, falë sakrificës së nënës Rukë dhe të gjitha atyre nënave ku djemtë dhe vajzat e tyre u flijuan për lirinë tonë sot gjithqka është më e lehtë, shtoi ajo.
Deputetja e PDK-së tha se mikpritje fisnike kanë pasur edhe nga ana e bashkëshortes të heroit Shkëlzen Haradinaj dhe nga Suzana dhe Antigona.
Postimi i plotë i saj:
Në ditën ndërkombëtare të Gruas, bashkë me Timen dhe Evgjeninë vizituam Nanën e heronjëve të lirisë, Rukë Haradinaj. Gratë si Rukë Haradinaj janë të rralla. Ato janë burim i forcës, djep i atdhedashurisë dhe simbol i frymëzimit.
Sot e kemi shumë më të lehtë falë sakrificës dhe dhimbjes se nanës Rukë dhe të gjitha atyre nënave, djemtë dhe vajzat e të cilave u flijuan për lirinë tonë.
Me një mikpritje fisnike na nderuan edhe Suzana, bashkëshortja e Heroit Shkëlzen Haradinaj dhe Antigona./InLajmi/