Një grua 70-vjeçare ka vdekur pasi është sulmuar nga një tufë majmunësh teksa ishte në shtëpinë e saj, transmeton InLajmi.
Turma e majmunëve e zunë në pritë 70-vjeçaren Chataraboina Narsavva në Indinë Jugore.
Chataraboina, e cila ishte pensioniste, jetonte me vajzën e saj në fshatin Ramareddy, ajo ishte e vetme në momentin e sulmit.
Ajo vdiq teksa u përpoq t’i shpëtonte turmës së majmunëve.
Policia tha: “Ne kemi marrë vesh përmes banorëve vendas se kur majmunët e sulmuan atë, ajo u përpoq të arratisej.
“Në këtë proces, ajo rrëshqiti dhe u rrëzua. Ajo pësoi një lëndim në kokë dhe vdiq”, shkruan Mirror.
Sulmi fatal është vetëm i fundit në një varg të gjatë tragjedish të lidhura me majmunët në Indi, e cila është shtëpia e miliona prje tyre. /InLajmi/