Legjenda e basketbollit të Kosovës, Ferit Zekolli, ka bërë që emri i tij të vuloset jo vetëm në historinë e Kosovës, por edhe përtej saj, shkruan InLajmi.
Karrierën, sfidat dhe pritshmëritë i ndan me ne basketbollisti shquar kosovar Ferid Zekolli, në një intervistë ekskluzive për Gazetën InLajmi.
InLajmi: A mund të na tregoni se kush ju frymëzoi për tu marrë me basketbollin, ishte ëndrra e juaj, apo ishte fiziku i juaj që iu orientoi në këtë sport?
Ferit Zekolli: Jo fare nuk ka qenë ëndërr e imja për faktin që unë me basketboll kam filluar shumë vonë diku në moshën 19 -20 vjeçare, pra pasi kam përfunduar mësimet në shkollën e Mesme Teknike. Përndryshe shkollën fillore e kam përfunduar në Maxhunaj, ku edhe kam lindur e atë kohë në fshat nuk ka pasur fusha të basketbollit e asngjë fare, por kam lindur sportist. Ndoshta është jo modeste me tregua, por kam qenë shumë i mirë si në futboll, hendboll e në sporte të tjera.
InLajmi: Çfarë ju lidh juve personalisht më së shumti me këtë sport?
Ferit Zekolli: Kur fillova mësimet në shkollë të Mesme Teknike në vitin e parë, në klasën time me siguri shumica e nxënësve kanë qenë më të gjatë se unë, por pas 2 muajve e gjysmë 3 muajve pas pushimeve verore isha rritur 12-113 cm. Vetëm për shkak të gjatësisë kam filluar të merrem me basketboll, hapat e parë i kam bërë në Klubin e Basketbollit Trpeça në Mitrovicë.
InLajmi: Keni luajtur në disa klube, a mund të tregoni se në cilin klub jeni ndier më së miri, më i çmuar më kontribuesi?
Ferit Zekolli: Kam luajtur në shumë ekipe, por do doja ti veçoja ato të ligës së parë në ish-Jugosllavi edhe në Partizan kam qenë, por aty kam qëndruar vetëm 3 javë. Pas disa viteve në vitin 1977 kam kaluar në Klubin e Basketbollit “Zara” të Zagrebit i cili në atë kohë ishte njëri nga ekipet me të mira në Evropë dhe Jugosllavi, sa për ilustrim të ceku kanë qenë fituesi i pesëfishtë i kampionatit të atij shtetit.
InLajmi: Shumë çmime dhe një karrierë e gjatë, si ndiheni?
Po natyrisht se ndihem shumë mirë sepse jam shquar si basketbollisti më preciz prej qendrës, e me zhargonin e ri i thonë 1,2,3,4,5, e unë jam ai 5-sshi, e të tillë ka shumë rrallë dhe në krejt botën shquhen si golashënues të spikatur.
InLajmi: Cilat kanë qenë sfidat më të mëdha në karrierën tuaj si basketbollist i suksesshëm?
Ferit Zekolli: Sfida ka pas shumë. Kur erdha prej Trepçe në ekipin e Universitetit, atë kohë u bashkuam me ekipin e Elektrokosovës. Kështu të bashkuar kemi marrë pjesë në garat kualifikuese për të hyrë në ligën e 2-të. Pra edhe për çdo ekip, edhe për mua e për gjithë lojtarët tjerë garat, kualifikimet kanë qenë shumë sfiduese. Por sfidat më të mëdha që unë i kam kaluar ka qenë në periudhën kur u transferova në Klubin e Basketbollit “Zara”.
InLajmi: Nëse do të ktheheshit në kohë, a do të ndryshonit diçka nga rrugëtimi juaj?
Ferit Zekolli: Po gjithsesi, për shembull kisha pas dëshirë me i ndryshuar plotë rregulla që i bëjnë federatat e ndryshme dhe kanë lejuar aq frekuentim të lojtarëve të huaj dhe lojtarët shqiptarë kanë mbetur nën hije të tyre. Ne kemi lojtar shumë të suksesshëm. P0o ju garantoj që në Kosovë ka mjaft trajnerë që kishin me pas suksese të shumta.
InLajmi; Një mesash i juaji për të gjithë basketbollistet e ri?
Ferat Zakolli: Po ju premtoj që kjo kohë nuk do të zgjasë shumë. Ne kemi brumin më të mirë në Evropë dhe t sportistët e rinj duhet të kenë durim se edhe për ta do të vijë koha. Libona Gegaj/ InLajmi/