Reshat Ramadani pasditën e të enjtes është prezantuar në skuadrën ukrainase, Dinamo Kievit.
Ramadani te Kievi u transferua nga rradhët e Shkëndijës së Tetovës, aty ku talenti tetovar kishte kaluar të gjitha grupmoshat.
Po ashtu ai ishte rritur me këtë klub, pjesë e pandarë e së cilës që nga viti 1992 janë edhe tifo grupi “Ballistët”.
Pikërisht dashuria ndaj tyre ka bërë që Reshat Ramadani te Dinamo Kievi ta zgjedh numrin 92, që përshkon me themelimin e këtij grupi, shkruan IndeksOnline .
“Pse zgjodha numrin 92? Është për shkak të tifozëve të ish-klubit tim, Shkëndijës. Viti 1992 është viti i themelimit të lëvizjes së tifozëve të Shkëndijës (Ballistët). Këtë numër ua dedikoj atyre”, tha Reshat Ramadani gjatë prezantimit të tij nga ana e drejtuesve të Dinamo Kievit.