Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, i reagoi kryetarit të LDK-së Lumir Abidixhikut, pasi ky i fundit kërkoi raportim nga kryeministri Albin Kurti për takimin e 27 shkurtit në Bruksel, raporton InLajmi.
Kusari-Lila tha se nuk e ka dëgjuar Abdixhikun të bëjë analiza komperative të marrëveshjeve të nënshkruara nga subjekti i tij nga viti 2015 derisa theksoi se për Qeverinë Kurti po e bën këtë.
Sipas Kusari-Lilës, për VV-në një debat i tillë është i paqëndrueshme si mocion.
“Mocionin e kombinuar me fjalim patetik të Abdixhiku para deputetëve jau rekomandoj ta bëjë në selinë e LDK-së, për asye se Abdixhiku jo që fillojë të diskutojë për rëndësinë e mocionit por filloi të bëjë analizë të marrëveshjes. Gjë që nuk e kishim dëgjuar të bëjë analizë komperative të marrëveshjeve të nënshkruara nga subjekti i tij në 2015, pastaj në 2020 dhe për dëmet apo regresin në procesin e dialogut. Rrjedhimisht para se të ngris alarmin për një marrëveshje të dakorduar në parim duhet të ja rikujtoj Abdixhiku se nga e njëjta foltore ka dalë dhe e ka akuzuar kryeministrin Kurti dhe qeverinë Kurti për izolim të Kosovës për mosbashkëkoordinim të veprimeve dhe vendimeve me aleatët tonë ndërkombëtarë…”, tha Kusari-Lila. /InLajmi/