Këtë të enjte po mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës me diskutime të shumta në mes deputeteve, përcjell InLajmi.
E deputeti i LDK-së Besian Mustafa ka shpërndarë një video nga mbledhja e sotme e Kuvendit të Kosovës.
Në këtë video shihet shefja e grupit parlamentar te VV-së, Mimoza Kusari Lila, duke e kundërshtuar kërkesën e kryetarit të LDK-së, për raportim të Kurtit për takimin që e kishte me presidentin serb.
Mustafa tha se “Po vlon pushteti!, Siklet siklet siklet! Nuk pranojnë debat për marrëveshjen e tyre me Vuçiqin”. /InLajmi/