Pa marrëveshje ka përfunduar takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak fillimisht kanë mbajtur takime të ndara me Kurtin e Vuçiqin dhe më pas kanë zhvilluar takim 3 palësh.
Fokusi takimeve ishte mbi propozimin e Bashkimit Evropianpër normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por që nuk është arritur marrëveshja, shkruan TëVë1
Ndryshe presidenti serb ka njoftuar se më 18 mars është takimi i radhës në Maqedoninë e Veriut.