Festivali i Filmit në Berlin kurorëzoi të shtunën me Ariun e Artë dokumentarin “Sur l’Adamant”, të Nicolas Philibert.
Në fjalën e tij, regjisori francez i dedikoi një falënderim të madh eventit artistik.
Filmi i çon shikuesit në një mjet lundrues në zemër të lumit të Senës, në Paris, që shërben si qendër për të rriturit që vuajnë nga çrregullime mendore.
Në një natë plot me surpriza, çmimi Ariu i Argjendtë për aktrimin i shkoi 8-vjeçares spanjolle Sofia Otero, përcjell EuroNews.al.
Ajo e fitoi çmimin për interpretimin e një fëmije transgjinor në filmin “20.000 llojet e bletëve”, që mban firmën e regjisores spanjolle Estibaliz Urresola Solaguren.




















