Skuadra e Napolit ka shënuar një fitore të radhës në Serie A, pasi në xhiron e 24-të mposhti 2 me 0 ekipin e Empolit.
2 golat në këtë ndeshje u shënuan në pjesën e parë të takimit. Ishte Ardian Ismajli që shënoi në portën e tij në minutën e 17-të dhe Victor Osimhen në minutën e 28-të.
Me këtë fitore skuadra e Napolit shkon në kuotën e 65 pikëve dhe po kryeson drejt titullit kampion në Serie A, shkruan Lajmi.net.
Kujtojmë që mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani luajti tërë ndeshjen.